Gjakova
Shkronjat

Më 26 prill Kompania Rajonale e Mbeturinave “Cabrati” ka pranuar raportin final të auditorit të jashtëm për vitin 2017.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të kësaj ndërmarrjeje, Kujtim Qela, deklaron se ky raport ka dalë me një vlerësim pozitiv për kompaninë, sidomos në aspektin e kryerjes së obligimeve ndaj shtetit.

Ai thotë se një raport i tillë do të ndikojë në punët dhe planet e ardhshme të kompansië.

Zyrtarë të kompanisë, ditë më parë janë shprehur se kjo është edhe një kërkesë ligjore e plotësuar sipas standardeve.