Gjakova
Shkronjat

Nën organizimin e misionit të OSBE-së regjioni Pejë sot në Gjakovë ka mbajtur panairin e punës për pjesëtarët e komuniteteve romë, ashkali dhe egjiptian në të cilin u prezantuan mundësitë e punësimit nga bizneset dhe organizatat e ndryshme me qëllim që këto komunitete të jenë aktive në tregun e punës.

Pjesëmarrëse në këtë panair ishin disa nga akterët të cilët luajnë rol në punësimin e komuniteteve si zyra e punësimit dhe qendra për aftësim profesional.

Poashtu u shpalosën edhe mundësitë e punësimit nga kompani të cilat ofrojnë punë për komunitetet romë ashkali dhe egjiptian.

Ndër të tjera u tha se duhet të rritet interesimi i komuniteteve romë ashkali dhe egjiptian për të tregun e punës. /TV Syri Vision/