Gjakova
Shkronjat

Nesër fillon muaji i shenjtë i Ramazanit. Me këtë rast kryetari I Bashkësisë Islame dega në Gjakovë Ahmet Efendi Hoxha ka ururar të gjithë myslimanët që të kenë një  muaj të begatë dhe agjërim të lehtë. Hoxha është shprehur se agjërimi mbart në vetvete sakrificën dhe përkushtimin ndaj Allahut.

Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë ka bërë të gjitha përgatitjet për këtë muaj ku do të mbajë edhe aktivitete të ndryshme.

Sipas fesë islamike, çdo besimtar mysliman, është i detyruar të agjërojë për 30 ditë me radhë, në shenjë solidariteti me të varfrit, si dhe të ndajë ushqimin gjatë këtij muaji me nevojtarët. Pas 30 ditë agjërimi besimtarët myslimanë festojnë festën e Fitër Bajramit që do të jetë me 15 qershor./TV Syri Vision/