Gjakova
Shkronjat

Zëvendës ministri i arsimit Artan Berisha së bashku me zyrtarë të tjerë sot kanë majtuar takim me drejtorin e arsimit në Gjakovë Bernard Frrokaj. Gjatë këtij takimi temë e diskutimit ishte gjendja e arsimit të komuniteteve romë ashkali dhe egjiptian në komunën e Gjakovës.

Me këtë rast u tha se kërkohet angazhimi i institucioneve relevante në avancimin dhe ngritjen e cillësisë në arsim.

Nga ana tjetër drejtori i arsimit Bernard Frrokaj tha se komuna e Gjakovës do të bashkpunojë me Ministrisë dhe të gjithë akterët tjerë.

Një qështje tjetër që u ngrit gjatë bashkëbisedimit ishte edhe numri apo statistikat i nxënësve etë komuniteteve në shkolla.

Por drejtori Frrokaj tha se së shpejti do të punohet edhe në nxjerrjen e statistikave të sakta.

Përveq drejtorisë së arsimit zëvendës ministri i arsimit Artan Berisha është takuar edhe me rektorin e universitetit të Gjakovës Shaban Buza si dhe ka vizituar edhe disa shkolla fillore dhe të mesme të Gjakovës./TV Syri Vision/