Gjakova
Shkronjat

Kryetari I komunës së Gjakovës Ardian Gjini ka pritur në kabinetin e tj përfaqësueset e organizatës “Up With People”. Me këtë rast diskutuan për aktivitetet të cilat do të zhvillohen nga data 22 maj deri me 5 qershor në qytetin e Gjakovës.

Përveq organizimit të këtij evenimenti e rëndësishme është edhe strehimi I 106 të rinjëve në familjet gjakovare.

"Ne jemi shumë të lumtura që jemi këtu. Është hera e parë që Up With People është në Kosovë Gjakova d të mësojë më shumë për ne por edhe pjesëmarrsit do të mësojnë më shumë për Gjakovën për kulturën dhe traditën këtu. Ne ende jemi në kërkim të familje të cilat do ti strehojnë të rinjët që vijn nga vende të ndryshme të botës. Sonte në orën 19 në shkollën e muzkës familjet do të takohen me të rinjët e organizatës Up With People, por që mund të vijn edhe familje të tjera që nuk kanë vendosur ende dhe të marrin informata më shumë rreth strehimit.", ttha Gabriela Ortega          

"Do ti kemi dy koncerte muzikore këtu në Gjakovë me 25 dhe 26 maj në teatrin e qytetit të cilat fillojnë në orë 8 të mbrëmjes dhe bileta për student kushton 1 euro ndërsa për persona të tjerë është 2 euro. Të gjitha mjetët që mbildhen shkojnë për udhëtimet dhe aktivietet që Up With People I bënë në vendet tjera të botës. Ideja është që të krijohen marrëdhënie të mira mes qytetarëve të Gjakovës dhe të rinjëve në mënyrë që të fuqizojmë rininë. Në të ardhmen mund të jetë një I ri nga Gjakova pjesë e aktiviteteve tona që do ti bëjmë.", th Daniela Hillton           

Përndryshe të gjitha familjet të cilat dëshirojnë ti marrin në shtëpitë e tyre të rinjët e Up With People mund të paraqiten dhe të marrin më shumë informata në qendren inovative në Gjakovë. /TV Syri Vision/