Gjakova
Shkronjat

Mëngjesin e ditës së sotme, për nder të dityës së dëshmorëve të Gjakovës, kryetari i komunës, Ardian Gjini me bashkëpunëtorë ka bërë homazhe tek lapidari “Shokët e Lirisë”.

Përveq zyrtarëve komunalë, homazhe kanë bërë edhe organizata të dala nga lufta, si dhe subjekte të ndryshme politike.

Në këtë ditë të shënuar për dëshmorët e Gjakovës, homazhe janë bërë edhe tek shtatorja e dëshmorit Agron Rama. Ata nderuan edhe dëshmorët, varret e të cilëve ndodhen në varrezat e qytetit.

Dëshmorët e Gjakovës sot i kanë kujtuar edhe ish-pjesëtarë të Brigadës 137 “Gjakova”. /TV Syri Vision/