Gjakova
Shkronjat

Nën hijen e këtij zabeli pushojn të pavdekshmit 37 dëshmorë të fshatit Shqiponjë të komunës së Gjakovës. Shqiponja e larë me gjak të njomë të bijave dhe bijëve më të mirë të kësaj ane sot shënoi 19 vjetorin e çlirimit dhe ditën e dëshmorëve me homazhe në varret e të rënëve dhe me vënie të kurorave me lule.

Të shumtë ishin familjarët të cilët erdhën tek kompleksi memorial për të kujtuar më të dashurit e tyre.

Për të nderuar dëshmorët që ranë në territorin e përgjithësisë së Brigadës 132”Myrtë Zeneli” dhe Brigadës 135 “Agim Zeneli” tek kompleksi memorial I dëshmorëve në këtë fshat u bënë homazhe nga kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini dhe bashkëpunëtorët e tij si dhe nga Ministri i FSK-së Rrustem Berisha dhe kryetarët e komunave përreth. Edhe përfaqësues të partive politike, deputet të kuvendit të Kosovës, veteranë të luftës së UÇK-së  si dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës bënë homazhe dhe vuren kurora me lule dhe u takuan me familjarët e dëshmorëve. Më pas të gjithë të gjithë ata që erdhën për të nderuar dëshmorët e kësaj ane morën pjesë edhe në akademinë përkujtimore.Me këtë rast i pari që mori fjalën ishte kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini i cili tha se fshati Shqiponjë apo ish Jabllanica njihet si vendi ku krisën pushkët e para të lirisë.

Shqiponja ka qenë çerdhe e lirisë dhe e ushtrisë çlirimtare të Kosovës kështu tha kryetari I kuvendit të Kosovës Kadri Veseli.

Shqiponja ishte barrikadë e pa kalueshme për armikun kështu u shpreh ministri i FSK-së Rrustem Berisha.

Në emër të bashkëluftëtarëve foli gjenerali i UÇK-së Daut Haradinaj.

Fjalën e morën edhe përfaqësuesit e veteranëve të luftës së ushtrisë çlirimtare të Kosovës.

Ndërsa në emër të familjeve të dëshmorëve foli Bajram Salihu I cili tha se themelet e lirisë dhe rruga e saj janë të ndërtuara nga gjaku I më të dashurve tanë. Mes tjerash u tha se ky fshat ishte foleja e shumë trimave, të cilët nuk i njihnin kufijtë e frikës. Ata  nuk kursyen asgjë nga vetvetja e tyre, bile as më të shtrenjtën jetë. Trimat e kësaj ane ishin ndër të parët që i dhanë jehonë luftës së fundit në Kosovës dhe ardhjes së pavarësisë.Në fund të këtij tubimi pati edhe pika muzikore ku performuan knëgëtarët Shkelzen Jetishi, Violeta Kukaj-Retkoceri dhe Zhutat. /TV Syri Vision/