Gjakova
Shkronjat

Klubi futsallit Liburn është plasur në finale e madhe të play off-it. Liburn e mposhti Besën në Pejë me rezultat 4 me 2.

Në ndeshjen e luajtur në Karagaç të Pejës, Liburni eleminoi Besën nga Play Offi i Superligës së Kosovës në Futsal. Sipas kryesisë së klubit gjatë gjithë ndeshjes Liburni dominoi në fushë, luajti më mirë dhe e përfundoi serinë e gjysmëfinales me rezultat serik 2-0,pra me fitore brenda dhe jashtë. Duke filluar nga porta e Alfred Prenqit e deri te sulmi, gjithçka ishte e koordinuar në mënyrë përfekte gjë që solli lojë shumë më të mirë se kundërshtari dhe plasimin në finale që tani është bërë zakon e klubit gjakovar. Golashënues të Liburnit ishin Halim Selmanaj me 2 gola, Ramadan Alaj dhe Valon Kasapi me nga një golë. Në finale Liburni do të ndeshet me Feniksin ku ndeshjen e parë do të udhëtoj në Drenas me qëllim fitoren dhe ndeshjen e madhe ta zhvillojmë në Gjakovë, është shprehur mes tjerash kryesia e klubit.