Gjakova
Shkronjat

Të rinëjt e fshatit Rogovë të Hasit sot morën iniciativën që të pastrojnë disa deponi të mbeturinave në këtë rajon.

Ata thonë se një gjë të tillë e bëjnë shumë shpesh.

Për të parë nga afër këtë aksion erdhi kryetari I komunës së Gjakovës Ardian Gjini I shoqëruar nga bashkëpunëtorët komunal. Gjini tha se kjo është një nismë e jashtëzakonshme që përcjell njē mesazh që ambientin t’a konsiderojmë pronë tonën, të kujdesemi për të.

Ata që iu bashkuan aksionit të pastrimit ishin edhe nxnënësit e shkollës “Haxhi Hoti” të udhëhequr nga drejtori Musa Shala.

Por një tjetër shembull I mirë për kujdesin ndaj ambientin është edhe ky park në qendër të fshatit të cilin banorët në mënyrë vullnetare e kanë rregulluar. Përndryshe për të gjithë ata që ndotin ambientin do të gjobiten.

Pastrimi I deponive të mbeturinave në Rogovë u realizua me kosto simbolike nga Komuna e Gjakovës në bashkpunim me banorët të cilët përpos ambientit të pastër përfituan edhe 15 shporta metalike të cilat do të vendosen në lokacione të caktuara në fshatin Rogovë. /TV Syri Vision/