Gjakova
Shkronjat

“Trajnimi për shkathtësi specifike” është pilot projekti I financuar nga Fondacioni “Jahjaga” dhe organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës I cili për herë të parë po implementohet në komunën e Gjakovës. Përfituese të këtij tranimi janë 5 gra të margjinalizuara të cilat do të mbajnë trajnimin e rrobaqepësisë në kompaninë e tekstilit  “Creative”.

Nga ana tjetër përfaqësues të kompanisë Creative thanë se ofrojnë mundësinë e angazhimit për të gjithë  të interesuarit që kanë për qëllim krijimin e një karriere në industrinë e tekstilit duke u bërë konkurrentë profesionistë të tregut evropian. Sipas përfaqësuesve të odes ekonomike të degë regjionale  në Gjakovë ky projekt ka për qëllim fuqizimin e grave për tregun e punës.

Kjo është hera e parë që gratë e margjinalizuara janë pjesë e këtij pilot projekti dhe sipas odës ekonomike një gjë e tillë do të ndodh edhe në të ardhmën ku do të përfshihet një nujmër më I madh I grave cilat do të trajnohen në të gjitha sektoret e punës./TV Syri Vision/