Gjakova
Shkronjat

Sot filluan punimet për ndërtimin dhe asfaltimin e rrugës  në afërsi të varrezave në fshatin Dujakë të Gjakovës. Me këtë rast kryetari I komunës Ardian Gjini I shoqëruar nga bashkëpunëtorët erdhën për ta parë nga afër këto punime. Gjatësia e kësa rruge është rreth 400 metra dhe kap vlerën e investimit prej 45 mijë euro financim ky nga qeverisja komunale.

Një projekt tjetër infrastrukturor I cili filloj sot është edhe rregullimi dhe asfaltimi I rrugës në fshatin Bërdosanë-Rezinë , gjatësia e së cilës është 1564. 75 cm, investim nga ministria e infrastrukturës.

Ata që e mirëpritën këtë projekt janë banorët e kësaj ane të cilët thanë se kjo rrugë ka një rëndësi të veqantë sespe bëhet lidhja e fshatërave të tjerë si Doblibare dhe Vraniq dhe anasjelltas.

Përveq zonave rurale invetsime infrastrukturore janë duke u bërë edhe në pjesën urbane. Bëhet fjalë për riparimin dhe sanimin e rrugeve kryesore të cilat kanë mbetur ende pa u riparuar. Edhe këtu I pranishëm ishte kryetari Ardian Gjini së bashku me drejtor komunal .Gjini është shprehur se përveq këtij projekti së bashku me drejtorinë e sherbimeve publike janë duke punuar edhe në finalizimin e projekteve të tjera infrastrukturore, të cilat janë projekte të qeverisjes komunale në Gjakovë./TV Syri Vision/