Gjakova
Shkronjat

Situata e sigurisë aktualisht është stabile në githë zonën e përgjegjësisë  të cilën e menagjon Policia e Kosovës në regjionin e Gjakovës, kështu tha major Kristë Gjokaj komandant I stacionit policor në Gjakovë. Poashtu edhe për sezonën e verore Policia ka hartuar planin operativ.

Nga një korriku pritet të ketë një fluks më ta madh të qytetarëve për shkak të bashkatdhetarëve, mirëpo policia ka bërë të gjitha përgatitjet që të mos ketë ndonjë parregullsi.

Gjokaj shtoi se në komunën e Gjakovës ka rënë numri i rasteve të veprave penale dhe askidenteve. Pavarësisht sfidave Policia e Kosovës do të vazhdojë që të menagjojë situatën në çdo aspekt dhe të kontribojë në parandalimin e çdo dukurie negative./TV Syri Vision/