Gjakova
Shkronjat

Në zyrën e tij, sot kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka pritur ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanoviq.

Pas takimit, Gjini ka deklaruar se së bashku me ambasadoren kroate kanë biseduar për mundësitë e bashkëpunimit në ekonomi dhe kulturë, duke theksuar faktin se shumë bashkëqytetarë tanë jetojnë në Kroaci.

Ndërsa, ambasadorja kroate është shprehur se mundësitë për bashkëpunim në mes të Gjakovës dhe shtetit kroat janë reale, pasiqë këto dy vende kanë një traditë të bashkëpunimit që shumë vite.

Pas këtij takimi, pasi është përshëndetur me kryetarin e komunës, ky qytetar i komunës së Gjakovës i ka dhuruar ambasadores kroate këto lule , në shenjë kjo e falënderimit ndaj shtetit të Kroacisë për mikpritjen e treguar ndaj  qytetarëve të komunës së Gjakovës ndër vite. /TV Syri Vision/