Gjakova
Shkronjat

Ndër bizneset e rradhës që ka treguar interesim dhe gadishmëri të jetë sponsor i bronztë i klubit të hendbollit “Vëllazimi” është edhe Dea Food.

Ky biznes është dakorduar me Vëllaznimin për përkrahjen financiare të tij, e sidomos mbështetjen e projektit të propozuar nga kryesia e re. Gjatë vënies së etiketës së sponzorit prezentë ishin anëtarë të Vëllaznimit e natyrisht edhe pronarët e Dea Food. Falënderues për këtë mbështjetje u shpreh veterani i hendbollit dhe njëherit kryetari i klubi të vajzave,  Qemail Dylatahu.

KH Vëllaznimi, po vazhdon me nënshkrimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit me bizneset që kanë vendosur të përkrahin zhvillimin e qëndrueshëm të hendbollit në Komunën e Gjakovës, përgjatë tërë vitit 2018./TV Syri Vision/