Gjakova
Shkronjat

Kjo është vetëm një pjesë e fshatit të bukur Pjetërshan, i cili ndodhet në komunën e Gjakovës.

Së shpejti këtij vendi do t’i shtohet hijeshia edhe me tepër, e kjo falë jetësimit të projektit për ndërtimin e Qendrës së Edukimit Jo-Formal për Rini, i cili është i pari në Kosovë por edhe Ballkanin Perëndimor. Gjatë vizitës që i bëmë lokacionit ku do të ndërtohet kjo qendër, Dorina Lluka-Davies, drejtoreshë e organizatës George Williams Youth Association në Kosovë, na ka treguar fillimisht për idenë e ndërtimit të një kampi të tillë.

Sipas projektit të hartuar nga arkitektë profesionistë, kjo qendër do të ketë hapësira të mjaftueshme për zhvillm të aktiviteteve edukative dhe rekreative. Dorina është shprehur se ky kamp do të ndihmojë në zbulimin e talenteve të ndryshme tek të rinjtë, si dhe lehtësimi për orientimin e tyre në karrierë.

Por kush po e mbështet këtë projekt financiarisht?

Qendra e Edukimit Jo-Formal për Rini apo kampi në Pjetërshan të Gjakovës do të fillojë të ndërtohet këtë vit, ndërsa pritet që të përfundohet në mesin e vitit të ardhshëm./Tv Syri Vision/