Gjakova
Shkronjat

Në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, është mbajtur Kampionati Individual i Kosovës për senior në atletikë, ku morën pjesë të gjithe atletët më të mirë nga Kosova.Në mesin e tyre ishte edhe atleti gjakovar Tirron Mamusha I cili njëherit është edhe anëtar I klubit të vrapimit “Gërmia 555” nga Prishtina.

Ai garojë në dy diciplina atë 3000m ku arriti të dal I pari dhe nw diciplinwn 5000m ku zuri vendin e dytë.

Për të arritur këtë sukses ai na tha që ka një vit që është duke u përgatitur. Mirëpo nuk do të ndalet me kaq.

Sipas tij e rëndësishme për të qenë një sportist I suksesshëm është ushqimi dhe vullneti për tu angazhuar.

Tirroni ka kohë që miret me këtë sport  dhe jo rastësisht është atleti më i miri i Kosovës për diciplinat e mesme dhe të gjata. Ai në secilën garë të cilën ka marrë pjesë ka arritur të tregoj suksese e sidomos në shtigjet e gjata.Tani është duke u përgatitur për maratonat të cilat do të zhvillohen në Mal të Zi dhe Maqedoni. Tirroni synon të tregoj suksese në arenën evropiane.