Gjakova
Shkronjat

Me manifestimin përkujtimor për heroin e kombit Haxhi Hoti dhe gjithë dëshmorët e rënë të Hasit, mbrëmë është përmbyllur “Java e dëshmorëve të Hasit”, e cila është bashkë organizuar nga Komuna e Gjakovës dhe OVL e UÇK-së, dega në Has.

Banorë të rajonit të Hasit, përfaqësues nga niveli lokal dhe qëndror, përfqaësues të FSK-së dhe të OVL-UÇK-së u mblodhën në fshatin Rogovë për përkujtuar 20 vjetorin e rënies së heroit të kombit Haxhi Hoti i njohur si komandant Lleshi dhe 95 dëshmorëve të rënë nga krahina e hasit gjatë luftës së lavdishmë të UÇK-së në periudha të ndryshme kohore. Në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve nënkryetari I komunës Ramadan Hoti vlerësoj kontributin e Hasit dhe të hasjanëve për luftën e fundit çlirimtare, si dhe ndarjen e padrejtë territoriale që i është bërë këtij rajoni nga ish pushtuesit. 

Në emër të Komandës së Brigadës së Zonës Operativë të Pashtrikut foli kryetari I OVL-UÇK-së dega në Has, Nexhmedin Berisha.

Në këtë manifestim u tha se Hasi ka hyrë në historinë më të re të konbit shqiptar duke dhënë kontribut në luftën lavdishme të UÇK-së.

Familjarët e dëshmorëve u shprehën falënderues për nderin që po u bëhet më të dashurve të tyre.

Krejt në fund pati edhe program artistik. Me këngë folklorike dhe valle të luajtura nga Ansambli “Isa Boletini” u përmbyll “Java e dëshmorëve të Hasit”, e cila është bashkë organizuar nga Komuna e Gjakovës dhe dega e OVL- UÇK-së në Has./TV Syri Vision/