Me iniciativë të aktorit Ylber Mehmeti, në Gjakovë, është dhënë premiera e shfaqjes me kukulla, e titulluar “Në anën tjetër të Diellit”.
Përmes kësaj shfaqjeje, është paraqitur realiteti e ditëve të sotit, ku njerëzit pjesën më të madhe të kohës e kalojnë duke punuar, e pjesën tjetër duke qëndruar në telefon. Mehmeti ka treguar se përkrahjen për realizimin e këtij projekti teatral e kanë gjetur tek drejtoria për kulturë, rini dhe sport, si dhe tek ajo e arsimit në Gjakovë.
Brikena Berisha, e cila luan rolin e nënës, është shprehur se për të është kënaqësi që të jetë pjesë e një projekti të tillë, i cili i’u dedikohet fëmijëve.
Padyshim, ata që shijuan më së shumti këtë shfaqje kukullash ishin fëmijët.
Shfaqja e kukullave “Në anën tjetër të diellit|” do të shfaqet edhe nëpër shkolla të komunës së Gjakovës./Tv Syri Vision/