Gjakova
Shkronjat

Klubi i Çiklizmit "Gjakova 137" në bashkëpunim me Federatën e Çiklizmit të Kosovës organizuan edicionin e katër të garës çiklistike "Zarushi 2018". Rreth 60 çiklistë dhe çikliste të komunës së Gjakovës u bënë pjesë e këtij aktiviteti sportiv.

Nga ana tjetër kryetari I KÇ “Gjakova 137” Agim Haxhija tha se qyteti I Gjakovës vazhdon traditën e organizimit të kësaj gare e cila ka për qëllim masovizimin e sportit të çiklizmit.

Gara u zhvillua në shtegun e posa rregulluar në parkun qëndror të qytetit dhe ishte e hapur për të gjithë adhuruesit e sportit të çiklizmit të të gjitha grupmoshave. Në mesin e garuesve ishin edhe të vegjëlit të cilët e kaluan shtegun 1.3 km pa problem. Ndërsa për kategoritë e tjera shtegu ishte I caktuar varësisht nga mosha. Kategoria elitë dhe veteranët garuan në shtegun prej 1200 metra. Pas përfundimit të garës u ndanë shpërblimet për më të mirët e garës .Në moshën -8 vjeqare vendin e parë e fitoj  Dielli Kusari, pastaj vendin e dytë Plator Sopniqi dhe të tretin e fitoj Getoar Haxhija. Ndërsa në grupmoshën 8-12 vjeçare në kategorinë djemëve i pari doli çiklisti Erris Xharavina, I dyti Blond Bushati dhe I treti Eri Pozhegu. E në kategorinë e femrave e para doli çiklistja Daorsa Milla, e dyta Indola Kumnova dhe e treta Olta Sopniqi.

Kurse grupmosha 13-21 veçare apo kategoria elitë në kategorinë e djemëve vendin e parë e fitoj çiklisti Molos Delija, vendin e dytë Artur Nmani de të tretin Iirjan Berisha, ndërsa në kategorinë e femrave e para doli çiklistja Elsa Haxhija, e dyta Viola Tanushi dhe Edona Bytyqi.. Pjesë e garës ishin veteranët e çiklizmit, ku nga kjo kategori I pari doli Njazi Berisha, pastaj I dyti doli Rafet Gashi dhe i treti doli Benon Morina. Përmes kësaj gare çiklistët nderuan kujtimin për asamblesiten e Kuvendit Komunal të Gjakovës, Gjygjyzare Xharavina, e njohur si Zarushi. Me këtë rast bashkëshorti I të ndjeres Fehmi Xharavina shprehu falënderime për të gjithë pjesëmarrësit.

Poashtu organizatorët e garës “Zarushi 2018” ndanë mirëjohje për të githë ata që dhanë kontribut në zhvllimin e këtij aktiviteti siç ishin Policia e Kosovës, Qendra e Mjekësisë Familjare, Kryqi I Kuq dega në Gjakovë, televizioni Syri Vision dhe vullnetarë të tjerë. KÇ ”Gjakova 137” do të vazhdojë traditën e organizimit të kësaj gare edhe në vitin 2019 u tha me këtë rast./TV Syri Vision/