Gjakova
Shkronjat

Rreth 45 familje të cilat jetojnë në banesat sociale në Gjakovë sot janë ndihmuar me pako ushqimore dhe veshmbathje nga shoqata humanitare bamirëse “Bereqeti” dega në Gjakovë.

Me këtë rast përfaqësuesi I Këshillit të Bashkësisë Islame, Abdurrahman Bejtullahu tha se gjatë muajit të Ramazanit falë vullnetit të mirë të bamirësve janë ndarë 2 mijë pako ushqimore për familjet të cilat jetojnë në gjendje të rëndë socio-ekonomike  në komunën e Gjakovës.

Familjet të cilat u ndihmuan me këto pako ushqimore janë shprehur falënderuese për të gjithë ata që kanë marrë këtë iniciativë humanitare.

 

Iniciativa të tlla humane janë të shpeshta, pasiqë shoqata humanitare bamirëse ‘Bereqeti” varësisht nga fondi që mbledh nga vullnetarët në cdo muaj ndanë pako ushqimore për familjet skamnore./TV Syri Vision/