Gjakova
Shkronjat

Fëmijët e kopshtit “Zgjimi” përmes një programi artistik dhe kulturor shënuan 2 vjetorin e themelimit të kopshtit dhe njëherit diplomimin e gjeneratës së dytë të parashkollorëve.

Në prani të prindërve të vegjëlit prezantuan vallëzime të ndryshme dhe recitime të cilat I kanë përgatitur nën përkujdesjen e edukatoreve të tyre.  Drejtoresha e kopshtit “Zgjimi”,  Mimoza Bytyqi shpeh e lumtur që përgjatë dy viteve kanë realizuar projekte të ndryshme rreth edukimit të fëmijëve. Ajo tha se të punosh më fëmijët është kënaqësi dhe përgjegjësi në të njëjtën kohë.

Të pranishmit patën mundësinë që të argëtohen me prezantimet e fëmijëve të cilët edhe pse të vegjël në moshë me njohuritë e arritura u treguan mjaft kreativ. Ata prezantuan edhe projekte në fushën e shëndetësisë.

Parashkollorët programin artistik e përbyllen me valle popullore./TV Syri Vision/