Gjakova
Shkronjat

Përfaqësues të organizatave jo-qeveritare të komunës së Gjakovës sot janë mbledhur në zyret e organizatës George Williams Youth Association në Kosovë.

Ata erdhën për të kuptuar më shumë detaje rreth skemës së granteve të shpallur nga Balkan Green Foundation, skemë kjo e cila ka për qëllim realizimin e projekteve për mbrojtje të mjedisit, energji të gjelbërt, si dhe rritje të qëndrueshme të ekonomisë.

Ky projekt do të mbështesë 17 organizata nga e gjithë Kosova me grante të vogla dhe të mesme.

Organizatat pjesëmarrëse në këtë aktivitet, janë shprehur se sesione si ky i sotit janë të mirësëardhura, dhe se janë një ndihmesë për realizimin e ideve të tyre.

OJQ-të e interesuara mund të aplikojnë në mënyrë online në adresën elektronike Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. Syri Vision/