Gjakova
Shkronjat

Me 14 qershor qyteti I Gjakovës shënon përvjetorin e çlirimit. Me këtë rast kuvendi komunal gjegjësisht drejtoria për kulturë rini dhe sport ka organizuar një mori aktivitetesh sportive dhe kulturore, të cilat do të zhvillohen përgjatë këtyre ditëve festive.

Një nga aktivitetet sportive që u zhvillua sot ishte edhe loja miqësore e nxënësve të shkollës “Yll Morina” në basketboll. Ata thanë se me shumë kënaqësi pranuan që të jenë pjesë e shënimit të këtij përvjetori të çlirimit.

Për shënimin e përvjetorit të çlirimit të Gjakovës koordinimi në mes akterëve të shumtë ka qenë i shkëlqyshëm ndaj edhe duhet falenderuar githësecilin për punën e palodhme dhe gatishmërinë që kanë treguar, është shprehur mes tjerash drejtoresha për kulturë rini dhe sport Saranda Hyseni./TV Syri Vision/