Gjakova
Shkronjat

Në vazhdën e aktiviteteve të cilat po zhvillohen për nderë të ditës së çlirimit të qytetit të Gjakovës, është edhe kjo lojë miqësore në volejboll e luajtur mes nxënëseve të shkollës “Yll Morina”.

Komuna e Gjakovës është njëra ndër qytetet e rralla që organizon aktivitete të ndryshme dhe i kushton rëndësi festave e sidomos atyre kombëtare dhe shtetërore. Kësaj radhe kemi zgjedhur që të shënojmë 19 vjetorin e çlirimit edhe me lojëra të ndryshme sportive, kështu tha shefi I sektorit të sportit, Faruk Domi.

Nga ana tjetër vajzat të cilat u bënë pjesë e këtij aktiviteti thanë se është kënaqësi që përmes sportit të festojmë përvjetorin e çlirimit.

Me rastin e ditës së çlirimit të Gjakovës, nëser në orën 10:00 do të bëhen homazhe në varrezat  e dëshmorëve dhe martirëve, pastaj në orën 11:00 mbahet aktivieti edukativ-arsimor me nxënësit e shkollave fillore të komunës në Muzeun Etnografik, si dhe në orë 19:30 do të fillojë koncerti festiv qendor në parkun e qytetit, ku do të ketë program të pasur muzikor./TV Syri Vision/