Gjakova
Shkronjat

Pas përpjekjeve të vazhdueshme, tashmë komuna e Gjakovës e ka nënkodin buxhetor që i dedikohet të rinjve.

Përfaqësues të organizatës George Williams Youth Association po synojnë që një nënkod të tillë ta ketë edhe komuna e Deçanit. Për këtë qëllim, ata sot kanë mbledhur në një tryezë të përbashkët të rinj të kësaj komune, si dhe përfaqësues komunalë.

Të rinj të komunës së Deçanit janë shprehur se mungojnë aktivitetet për të rinj, prandaj një nënkod i tillë është i nevojshëm.

Zyrtarët komunalë janë shprehur të hapur për bashkëpunim me të rinjtë, duke thënë se janë të interesuar për krijimin e nënkodit buxhetor për sektorin e rinisë. Ndryshe, ky grant është financuar nga projekti “Promovimi i Shoqërisë Demokratike” I financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe Ministria e Danimarkës, dhe që është menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile. /Tv Syri Vision/