Gjakova
Shkronjat

Në galerinë e pallatit të kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë, është hapur ekspozitë personale e piktorit Butrint Emra.

Kjo ekspozitë është përkrahur nga Drejtoria komunale e kulturës, rinisë, dhe sportit, dhe është në kuadër të aktiviteteve të organizuara për nder të clirimit të Gjakovës.

Këtë ekspozitë, piktori nga Gjakova pretendon ta zhvendosë edhe nëpër qytete të tjera të Kosovës, por edhe jashtë saj.

Veprat e Emrës janë vlerësuar lartë nga të pranishmit.

Drejtoresha për kulturë, rini, dhe sport, Saranda Hyseni është shprehur se dikasteri që ajo drejton është i gatshëm të përkrahë projekte si ky.

Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur për dhjetë ditë me radhë. /TV Syri Vision/