Gjakova
Shkronjat

Banka Gjermane për Zhvillim (KfW) do të mbështes Prizrenin, Pejën dhe Gjakovën me 8 milionë euro në realizimin e projektit “Mënjanimi i ujërave të zeza në Kosovën Jugperëndimore – FAZA V”, raporton Ekonomia Online.

Me këtë qëllim u nënshkrua edhe marrëveshja nga ministri i Financave (MF), Bedri Hamza, udhëheqësi i zyrës së KfW René Eschemann si dhe nga Kryeshefat e Kompanive Regjionale të Ujësjellësve të Prizrenit, Pejës dhe Gjakovës. Kryeshefi ekzekutiv i KRU "Gjakova", Ismet Ahmeti është shprehur falënderues ndaj KFË-së për ndihmën e vazdueshme për kompaninë rajonale të ujësjellësit “Gjakova”. Ai ka deklaruar se ky është një projekt madhor, dhe se janë të nderuar të jenë përfitues të tij. Kjo kompani do të vazhdojë të punojë në mënyrë maksimale që të ofrojë jetë kualitative për qytetarët e Gjakovës.

Ministri Hamza tha se Gjermania ka dhënë për Kosovën 8 milionë euro ku 50% e tyre janë në formë të granteve.

 

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, tha se të gjitha fondet e dhëna nga Gjermania për trajtimin e ujërave të zeza janë në formë të granteve.  Ai tha se Gjermania do vazhdojë të mbështesë Kosovën në këtë sektor.

Udhëheqësi i zyrës së KfW, René Eschemann, tha se ky projekt ka ndikim më të madh për qytetarët sesa furnizimi me ujë. /Ekonomia Online/