Gjakova
Shkronjat

Besimtarët e fesë islame sot kanë përfunduar  muajin e Shenjtë të Ramazanit. Pas një muaj agjërimi dhe sakrifikce, besimtarët myslimanë nesër kremtojnë festën e Fiter Bajramit. Namazi i Fitër Bahramit falet nesër në ora 5:34 minuta. 

Pas plot një muaji sakrifice, lutjesh e adhurimi ndaj Zotit, besimtarët myslimanë presin nesër festën e Fiter Bajramit. Përgjatë muajit të Ramazanit besimtarët shprehën më së miri besimin, sinqeritetin, humanizmin, unitetin dhe bujarinë. Me këtë rast kryetari i Bashkësisë Islame dega në Gjakovë Ahmet Efendi Hoxha duke e lutur Zotin që t’i ketë pranuar agjërimin dhe lutjet e besimtarëve ai uroi për begati, mirësi, paqe e qetësi.

Namazi i Fitër Bajramit falet në ora 05: 34 minuta dhe manifestimi qendror në Gjakovë do të bëhet në Xhaminë e Hadum Agës./TV Syri Vision/