Gjakova
Shkronjat

Me rastin e ditës së çlirimit të qytetit të Gjakovës, një aktivitet edukativ u mbajt në ambientin e muzeut etnografik. Ishin nxënësit e shkollës fillore “Mazllum Këpuska” të cilët vizituan nga afër këtë ambient dhe panë nga afër eksponatet të cilat janë të ekspozuara këtu. Ata i priti drejtori i muzeut Besmir Hasi i cili i njoftoi për  rëndësinë historike dhe kulturore këtij intitucioni.

E rëndësishme e këtij aktiviteti ishte se nxënësit shprehën dëshirën që përmes artit të njihen më shumë me eksponatet. Dikush zgjodhi të pikturoj një instrument muzikor e dikush vegla të tjera të punës.

Për disa nxënës interesante ishte edhe struktura dhe dizajni i objektit.

Ky aktivitet u organizua nga drejtoria për kulturë rini dhe sport në bashkpunim me muzeun etnografik ku të ftuara ishin të gjitha shkollat fillore të komunës së Gjakovës.Disa prej eksponateve të këtij muzeu janë  të rralla e unikate, të cilat kanë vlerë të madhe për historinë e popullit shqiptar. Por e gjithë kjo pasuri nuk është duke u shfrytëzuar aq sa duhet nga qytetarët e Gjakovës andaj zyrtarët apelojnë tek qytetarët që të shprehin interesim dhe të njihen më shumë me kulturën dhe historinë e Gjakovës dhe Kosovës në përgjithësi./TV Syri Vision/