Gjakova
Shkronjat

Ka disa ditë që kuvendi komunal, gjegjësisht drejtoria për shërbime është duke punuar në finalizimin e projekteve infrastrukturore në komunën e Gjakovës. Bëhet fjalë për riparimin dhe sanimin e rrugëve kryesore të qytetit.

I kontaktar përmes telefonit drejtori për shërbime publike Shkumbin Kastrati ka thënë për televizionin Syri Vision se ky është një investim kapital dhe ka dy faza. Në fazën e parë është planifikuar sanimi I rrugëve kryesore dhe hyrje-daljeve të qytetit dhe një gjë e tillë tashmë ka përfunduar. Gjatësia e pjesëve të sanuaar deri më tani është rreth 5 kilometar dhe vlera e investimit është rreth 20 mijë euro.  Ndërsa në javen e ardhshme është planifikuar  që të bëhet edhe sanimi I rrugëve dytësore në qytet dhe në fshatëra. Sipas drejtorit Kastrati këto projekte infrastrukturore janë projekte të qeverisjes komunale dhe priten të finalizohen shumë shpejt. Një gjë e tillë do të lehtësojë qarkullimin apo lëvizjen qytetarëve dhe pjesëmarrësve të trafikut në komunikacion. I gjithë ky investim për qëllim parandalimin e aksidenteve në komunikacion është shprehur mes tjerash Kastrati./TV Syri Vision/