Gjakova
Shkronjat

Me nderime të larta shtetërore dhe kombëtare I është dhënë lamtumira e fundit Hilmi Haradinajt. Përfaqësues dhe personalitete shtetërore nga republika e Kosovës, përfaqësues shtetëror nga Shqipëria, Maqedonia si dhe qytetarë nga vende të tjera erdhën në Gllogjan për të nderuar me homazhe jetën dhe veprën e babait të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt dhe heronjëve Shkëlzen dhe Luan Haradinaj, Hilmiut.

Me këtë rast nën patronatin e komunës së Deçanit dhe shoqatave të dala nga lufta  të ZOD-it u mbajt mbledhje komemorative, ku të pranishëm përveq personaliteteve nga skena politike, ndër ta ishte edhe Princi Leka II. Në mes ngushëllimesh u tha se Hilmi Haradinaj ishte sinonim I qendresës, trimërisë, urtësisë dhe bujarisë.

Me këtë rast presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ndau dekoratën për 10- vjetorin e pavarësisë për të ndjerin Hilmi Haradinaj, të cilën e  pranoi nipi Luani. Në këtë ceremoni u tha se Hilmiu ishte dhe mbeti luftëtari më epik dhe I palëkundur.

Në emer të OVL-UÇK-së fjalën e mori , Faik Doda.

Nga ana tjetër kryeministri I Kosovës dhe njëherit djali I Hilmiut të ndjerë, Ramush Haradinaj, tha se me humbjen e të atit ndjejnë dhimbje të gjithë bashkëluftëtarët.

Hilmi Haradinaj u nda nga jeta në moshën 74 vjeçare pas një sëmundje të rëndë. Varrimi i tij u bë në varrezat e Kompleksit Memorial ‘Dëshmorët e Kombit’ në Gllogjan. /TV Syri Vision/