Gjakova
Shkronjat

Nën patronatin e kryeministrit Ramush Haradinaj, është mbajtur manifestim përkujtimor me rastin e 20 vjetorit të betejës së Rakovinës dhe njëkohësisht 19 vjetorit të clirimit të kësaj ane të komunës së Gjakovës.

Në këtë manifestim, të pranishëm ishin përfaqësues të institucioneve qëndrore dhe lokale, si dhe banorë të fshatit Rakovinë. Kryeminstri e pati të pamundur të vinte në këtë manifestim për shkak se po në këtë ditë ndërroi jetë babai i tij, e në vend të tij foli Bejdush Gashi, zyrtar në qeverinë Haradinaj.

Në emër të fshatit Rakovinë, foli Din Halilaj, i cili falënderoi kryeministrin për organizmin e kësaj akademie, duke folur më pas për kontributin që dha ky fshat për atdhe.

Për kryetarin e komunës së Gjakovës, Ardian Gjinin, ky manifestim me iniciativë të Haradinajt dhe banorëve të Rakovinës është mesazh për brezat e rinj.

Në emër të familjarëve të viktimave foli Besnik Kurti. 

Ismet Kelmendi, komandant i shtabit Xhungla Pas fjalimeve, të gjithë u afruan pranë lapidarit të dëshmorëve dhe martirëve të Rakovinës, i cili është zbuluar nga kryetari Gjini dhe familjarët. Ky lapidar është dedikim për viktimat e betejës së Rakovinës, e që janë Shaban Kelmendi, Besim Kelmendi, Haxhi Kelmendi, Sanije Kurti, Hysen Kurti, Isuf Olluri. /TV Syri Vision/