Gjakova
Shkronjat

Çarshia e Vjetër e Gjakovës është vendi që frekuentohet më së shumti nga banorët e këtij qyteti por edhe vizitorët.

E kjo është një nga arsyet që organizatorët vendosën të jetësojnë eventin kulturor "Carshia Fest", i cili u mbajt për herë të parë në Gjakovë. Ky festival ka sjellë në Carshinë e Vjetër artistëë nga e gjithë Kosova, të cilët kanë performuar për të pranishmit nga ora 10 e mëngjesit, deri në ora 12 pas mesnate. Iniciatorët e këtij eventi po mendojnë që Carshia Fest-in ta kthejnë në një event tradicional.

Një nga artistët pjesëmarrës, është shprehur i lumtur të performojë për gjakovarët, por edhe të gjithë ata që të dielën ishin vizitorë të këtij qyteti.

Gjatë organizimit të Carshia Fest-it, bashkëpunues janë treguar edhe kafeteritë të cilat ndodhen në Carshinë e Vjetër, duke u kujdesur që ky eveniment të dukej sa më bukur, por edhe të pranishmit të ndaheshin të kënaqur me shërbimin me pije të ndryshme. /TV Syri Vision/