Gjakova
Shkronjat

Sot është bërë shtrimi I shtresës së dytë të asfaltit në rrugën e fshattit Berjahë të komunës së Gjakovës, gjatësia e të cilës është 1 kilometër e 100 metra.

Në fshatin Berjahë jetojnë rreth 170 banorë dhe kjo rrugë e lidh fshatin me rrugën kryesore të  rajonit të Rekës së Keqe. Shtresa e parë asfsaltimit të saj është bërë në vitin 2013, mirëpo sot ky projekt infrastrukturor përfundoj. I pranishëm në përfundimin e punimeve ishte kryetari I komunës së Gjakovës Ardian Gjini I shoqëruar nga bashkëpunëtorët komunal.Mirëpo sipas kryetarit Gjini së shpejti do të realizohen edhe projekte të tjera infrastrukturore në këtë zonë.

Ata që iu gëzuan këtij projekti janë banorët e fshatit Berjahë.

Kuvendi komunal së bashku me drejtorinë e shërbimeve publike janë duke punuar në realizimin e projekteve të ndryshme të cilat ofrojnë një infrastrukturë më të mirë për banorët e Gjakovës u tha me këtë rast./TV Syri Vision/