Gjakova
Shkronjat

Si cdo të hënë tjetër, e edhe sot, tregu I madh I qytetit të Gjakovës ishte I mbushur me pemë dhe perime të freskëta të cilat kryesisht ishin vedore, por pati edhe prej atyre të importuara nga vendet e rajonit.

U pa që interesimi I qytetarëve për të blerë pemë dhe perime ishte më I madh. Ata që erdhën këtu për t’u furnizuar me ushqim u shprehen të kënaqur me produktet që ofron ky treg si dhe me qmimet të cilat sipas tyre janë të volitshme.

Përveq tregtarëve të komunës së Gjakovës këtu vijnë edhe nga komunat tjera. Në mesin e tyre ishte edhe Safet Begaj nga Malisheva I cili na tha se ka shumë vite që bënë shitjen e pemëve dhe perimeve në tregun gjakovar.

Disa nga tregtarët thanë se qmimet janë të volitmshme për ata që kanë mundësi më të mira të jetës, por për të papunët këto qmime ndikojnë në xhepin e tyre.

Shitësit thonë se kjo veprimtari është e leverdishme dhe se këto ditë ka pasur interesim më të madh të qytetarëve. Përveq pemëve dhe perimeve pati edhe produkte të tjera si produkete qumështi. Pazari vazhdon të mbetet hapësira në të cilën shiten produkte të ndryshme ushqimore si dhe është vendi i cili ofron për konsumatorët qasje të lehtë./TV Syri Vision/