Gjakova
Shkronjat

Javë më parë në komunën e Gjakovës ka filluar procesi për dezinfektimin, dezinsektimin dhe deratizimin e hapsirave publike. Por për shkak të kushteve atmosferike një gjë e tillë është ndërprerë. Ndërsa tani me rritjen e temperaturave operatori i kontraktuar nga Komuna e Gjakovës, me datat 6 dhe 7 korrik do të realizoj dezinstektimin e lumit “Krena” në të dy anët me spërkatje si dhe dezinsektimin në brendësi te qytetit.

Kastrati apeloj tek të gjithë bletarët që gjatë kësaj periudhe të izolojnë bletët në koshere.

Të gjithë qytetarët duhet që gjatë këtyre dy ditëve të jenë më të kujdesshëm, në veçanti me produktet ushqimore, duke i lënë ato në vende të mbyllura dhe të sigurta si dhe duke i larë mirë të gjitha produktet bujqësore që do t’i konsumojnë gjatë kësaj periudhe. Kujdesi i shtuar është garanci për shëndet të mirë tha me këtë rast Kastrati./TV Syri Vision/