Gjakova
Shkronjat

Kanë filluar punimet për rregullimin dhe shtrimin në kubëza të segmentit rrugor ”Muslim Mulliqi” në afërsi të rrugës tranzite në qytetin e Gjakovës. Për të parë nga afër këto punime erdhi kryetari i komunës Ardian Gjini I shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij.

Ata u njoftuan nga përfaqësuesit e kompanisë e cila do të kryejë punimet se gjithqka po shkon sipas planifikimit. Ky segment rrugor I cili ka një gjatësi prej 100 metrash dhe gjerësi prej 5 metra kap vlerën e investimit mbi 10 mijë Euro.  Gjatë dirtës së sotme qeverisja komunale inspektoj edhe një projekt tjetër infrastrukturor. Bëhet fjalë për ndërtimin dhe asfaltimin e rrugës “Fatmir Nimani” në fshatin Osek Hylë, gjatësia e të cilës është  rreth 350 metra dhe gjerësia 5.50 metra. Kuvendit komunal ky investim do ti kushtojë rreth 40 mijë Euro. Në këtë lagje jetojnë rreth 170 banorë dhe ky fakt I gëzoi ata.

Sipas kryetarit Gjini këto projekte priten të finalizohen shumë shpejt, ndërsa në ditët në vazhdim edhe  në zona të tjera do të fillojnë punime të tilla infrastrukturore, të cilat janë investim nga qeverisja komunale.  Me këtë rast u tha se këto projekte jo vetëm që lehtësojnë qarkullimin por ofrojnë kushte më të mira infrastrukturore dhe përmirësojnë jetën e banorëve të komunës./TV Syri Vision/