Gjakova
Shkronjat

Kështu dukej një muaj më parë rruga në afërsi të varrezave në fshatin Dujakë të Gjakovës. Mirëpo sot pamja e saj ka ndryshuar për të mirë, kjo ngase është bërë ndërtimi dhe asfaltimi I saj. Kjo rrugë ka një gjatësi prej 400 metra dhe vlera e investimit të saj është rreth 45 mijë euro financim ky nga qeverisja komunale.

Me këtë rast sot kryetari I komunës Ardian Gjini së bashku me bashkëpuntorët e tjerë komunal erdhi për të uruar banorët e kësaj ane për finalizimin e këtj projekti. Fakti se kjo rrugë tashmë është asfaltuar i gëzoi pa masë banorët e fshatit Dujakë.

Nga ana tjetër I pari I komunës përmendi disa nga projekte që do të realizohen nga qeverisja komunale dhe nga ministria e infrastrukturës.

Gjini tha se përveq këtyre ka edhe projekte të cilat do ti shtohen infrastrukturës së përgjithshme rrugore të komunës së Gjakovës

Në kuadër të investimeve kapitale, në komunën e Gjakovës  janë duke u realizuar projekte të shumta infrastrukturore. Në lagje të ndryshme të pjesës urbane dhe asaj rurale disa rrugë kanë përfunduar,  ndërsa ka edhe të tjera ku janë në punim e sipër apo pritet të nisin këto ditë./TV Syri Vision/