Gjakova
Shkronjat

“Festa e Miqësisë” është aktivitet I cili I dedikohet miqësisë dhe argëtimit. Një gjë e tillë për herë të parë do të mbahet në Kosovë dhe qyteti që do fillojë me këtë festë është Gjakova.

Organizatorët thonë se nga data 5 deri më 8 korrik të gjithë qytetarët e Gjakovës I pret argëtimi tek pazari I vjetër me birrë Elbar, muzikën më të mirë, botërorin në ekran dhe miq të vërtetë.

Të ftuar në netët në vijin do të jenë këngëtarët si: BB Poqi, Valon Shehu, Anxhela Peristeri, Mateus Frroku, si dhe Orkestra Band, Renis Gjoka, Kachinari.

Festa e miqësisë do të vazhdojë aktivitetin edhe në qytete  tjera të Kosovës./TV Syri Vision/