Gjakova
Shkronjat

“Festa e Miqësisë” i ka dhënë një tjetër pamje qytetit të Gjakovës. Të rinjë e familjarë nën shoqërinë e muzikës së mirë live dhe birrës Elbar kanë shijuar një natë vere ndryshe. Kjo atmosferë miqësore ka filluar mbrëmë dhe do të vazhdojë për tri netë rresht.

Të shumtë ishin qytetarët të cilët u mblodhën në sheshin që njihet “Pazari i vjetër” . Ndërsa kulmi i mbrëmjes ka qenë performanca fantastike  e këngëtarëve të mirënjohur nga Shqipëria si Aleksandër Gjoka, Redon Makashi dhe Elton Deda që tashmë njihen si tre muskëtjerët.  Gjatë mbrëmjës këngëtarët e publiku kënduan së bashku këngët  si: “Zemra e një gruaje”, “Dikur luaja me ndjenjën e saj”, “Ditë dimri”, “Nuk kërkoj tjetër njeri”, “Qyteti i vjetër”,”Dashurisë së shkuar”,”Lulja e majit” etj.  Mirëpo edhe pse të rikënduara dukej se publiku kishte sërish mall për to. 

 

Në këtë mbrëmje të pranishëm ishin jo vetëm qytetarë që kaluan rininë me këngët e tre rokerëve por edhe mosha më të reja të cilët u argëtuan deri në orët e vona. Se qyteti i Gjakovës ka një kulturë dhe traditë të muzikës shqiptare e thanë edhe vetë këngëtarët.

Ky aktivitet i dedikuar miqësisë së vërtetë i mbajtur nën organizimin e birrës Elbar dhe në mbështetje të kuvendit komunal do të vazhdojë deri me daten  8 korrik ku do të performojnë live emra të njohur të skenës shqiptare si : BB Poqi, Valon Shehu, Anxhela Peristeri, Mateus Frroku, Offchestra Band, Renis Gjoka, Kachinari .Përgjatë këtyre netëve në qytetin e Gjakovës do të mbretërojë një atmosferë miqësore dhe shumë argëtuese./TV Syri Vision/