Gjakova
Shkronjat

Komuna e Gjakovës e përfaqësuar nga kryetari i saj , Ardian Gjini ka nënshkruar sot një Memorandum bashkëpunimi më organizatën Turke-Tika dhe Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për restaurimin e objektit të Mejtepe Ruzhdi-së e cila dikur ka funksionuar si shkollë e ulët e Muzikës.

“Gjakova po merr pamje dhe karakter tjetër, për shkak se ky projekt do të jetë plotësisht i inkorporueshëm me planin tonë për Çarshinë e vjetër dhe lumin Krena. Do të jetë një projekt jo i fshehur nga sytë e publikut, por do të jetë plotësisht i ekspozuar ashtu siç duhet të jetë. Faleminderit Tikes për investimet e tyre, faleminderit Ministrisë për mbështetje” u shpreh kryetari Gjini gjatë aktit të nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit.

E përfaqësuesit e Tikës u shprehën që janë shumë të gëzuar që ndodhen në Gjakovë për një projekt shumë të vlefshëm. “Sot kemi nënshkruar Memorandumin e bashkëpunimit me të cilin parashihet  restaurimi i objektit të Mejtepe Ruzhdi-së këtu në Gjakovë. Në kuadër të projekteve që ne si Tika jemi duke realizuar në Kosovë, ruajtja dhe investimet në trashëgiminë kulturore kanë një vend të veçantë në projektet tona. Objekti i Mejtepe Ruzhdi-së është një projekt me rëndësi të veçantë, pas restaurimit  të së cilës shoqëria civile që merret me art dhe kulturë do ta përdorë për nevoja të tyre” .

Në emër të Ministrisë dua ta falenderojë për të gjitha investimet që bën Tika në Kosovë, veçanërisht në fushën e trashëgimisë kulturore tha ndër të tjera zëvendësministrja e Kulturës, Burbuqe Bakija Deva.

Bashkëpunimet e Komunës së Gjakovës dhe Tikës do të finalizohen së shpejti edhe me përfundimin e punimeve për renovimin dhe furnizimin me mobilje të Konviktit të Studentëve “Sadik Stavileci”.