Gjakova
Shkronjat

Ka filluar edicioni i 6-të i manifestimit letrar ndërkufitar "Muzat e Alpeve 2018" I organizuar nga Shoqata Rajonale e Shkrimtarëve nga Kosova, Mali i Zi dhe Shqipëria “TEUTA”. E pikëtakimi I shkrimtarëve dhe dashamirëve të fjalës së shkruar ishte qyteti I Gjakovës konkretisht salla solemne e pallatit të Kulturës

. Me këtë rast nënkryetari I komunës Ramadan Hoti tha se Gjakova është e nderuar të jetë nikoqire e aktivieteteve të tilla.

Nga ana tjetër zëvendësministrja për kulturë, Rini dhe Sport, Burbuqe Bakija- Deva përgëzoi organiatorët për këtë manifestim tradicional.

Në këtë manifestim letrar u bë promovimi I  dy librave të përkthyer nga gjuha shqipe në atë malazeze "Përtej Shpresës” dhe “Amfora", të autorit malazez Dimitrov Popoviq. Këto dhe shumë vepra të tjera të autorit malalzez u vlersuan nga shkrimtari shkodran Skender Nomani.

Se qka përmbajnë librat “Përtej Shpresës” dhe”Amfora” tregoj vetë autori Dimitrov Popoviq.

Por ai pati edhe një msazh për të gjithë të pranishmit.

Sipas organizatorëve realizimi I këtij edicioni u mundësua nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport e Republikës së Kosovës, Bashkia e Krujës, komuna e Ulqinit, komuna e Gjakovës, komuna e Deçanit dhe komuna e Istogut. Muzat e Alpeve 2018" do të vazhdojnë me aktivitete edhe në Ulqin  ndërsa përmbyllja e manifestimit do të bëhet me 8 korrik në Krujë, ku aktivitetet do të zhvillohen në frymën e "vitit të Skenderbeut".Në përmbyllje do të ndahet  Çmimi për Vepër Jetësore "TEUTA" i cili do ti ndahet skrimtarit nga Kosova, Nazmi Rrahmani. Në këtë aktivitet nuk mungoj edhe poezia e Gjergj Fishtës “Mbahu Nën’o mos ki frikë” e recituar nga aktori dhe regjisori Xhevat Limani./TV Syri Vision/