Gjakova
Shkronjat

Qytetarët e Gjakovës natën e dytë të festës së miqësisë e filluan me ndjekjen e ndeshjes Brazil-Belgjikë në ekran. Më pas mbrëmja filloj me muzikë të zhanrit rok. Të gjithë të pranishmit patën mundësinë që të dëgjojnë këngë të ndryshme nga rokeri BB Poqi. Nën ritmin e këngës dhe shijes së birrës Elbar si dhe pijeve të tjera freskuese famijarë e të rinjë e shijuan këtë mbrëmje verore. Festa dedikuar miqësisë së vërtetë, po mirëpritet nga qytetarët të cilët thanë se kanë ardhur për të kaluar një mbrëmje të mrekullueshme nën shoqërinë e miqve të tyre dhe muzikës live.

Në këtë mbrëmje I pranishëm ishte edhe kryeyari I komunës së Gjakovës Ardian Gjini dhe bashkëpunëtorët e tjerë komunal. Por përveq këtij evenimenti në qytetin e Gjakovës përgjatë sezonit veror do të ketë edhe festa të tjera.

Por atmosfera u ndez edhe më shumë kur në skenë doli këngëtari gjakovar Valon Shehu I cili me performancën e tij fantastike bëri që edhe publiku të këndoj bashkë me të. Të gjithë të pranishmit patën mundësinë që deri në orët e vona të argëtohen me këngë të ndryshme të muzikës së mirëfilltë shqiptare.

Kjo mbrëmje u gërshetua me një atmosferë miqësore, argëtuese dhe mbi të gjitha me muzikë të përzgjedhur. Festa e miqësisë e cila po mbahet tek pazari I vjetër do të vazhdojë sonte dhe neser ku do të performojnë artistë të skenës shqiptare./TV Syri Vision/