Gjakova
Shkronjat

Një pamje ndryshe e mori qendra e qytetit të Gjakovës përgjatë fundjavës. Kjo për faktin se u bë ekspozimi I veturave klasike nga ponarë të qyteteve të ndryshme të Kosovës. Organizatorë të këtij evenimenti ishte Oldtimer Club “Gjakova”, kurse mbështetës të tij ishin Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Gjakovë dhe Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit.

Në mesin e këtyre veturave të veqanta më I vjetri ishte ky automjet I llojit Marmun I prodhuar në vitin 1929 në Amerikë. E pronari I saj Sinan Emra na tregoi se si ka arritur të bëhet pronar I saj.

Padyshim që më të entuziazmuarit për zhvillimin e këtij aktiviteti, ishin vetë pronarët e këtyre veturave.Në mesin e pjesëmarrësve ishte edhe Shpejtim Vranica nga Prizreni.

Ndërkaq të pranishmit patën mundësinë që ti shohin për së afërmi këto vetura të veqanta dhe të bëjnë fotografi pranë tyre. Më pas të gjithë pronarët e këtyre makinave defiluan edhe përreth shtegut të liqenit Radoniqi. Krejt në fund përmes një ceremonije organizatorët ndanë mirënjohje për të githë pjesëmarrësit dhe për ata që kontribuan në zhvillimin e këtij aktiviteti në mesin e tyre edhe Televizioni Syri Vision.  Poashtu vetura me e vjetër u vlerësua ajo e pronarit Sinan Emra ndërsa si vetura me stil më të veqantë u vlerësua ajo e pronarit Shpejtim Vranica. Me këtë rast oldtimer club "Gjakova" festoj edhe 10 vjetorin e themelimit./TV Syr Vision/