Gjakova
Shkronjat

Në seancën e fundit të kuvendit të Kosovës deputetja Mimoza Kusari Lila në deklaratën e saj mes tjerash ka thënë se është bërë abuzimi i parasë publike në ndërmarrjen rajonale “Radoniqi” në Gjakovë, në rastin e ndërtimit të Restaurant “Liqeni i Dukagjinit” në zonën e mbrojtur të liqenit dhe sipas saj ky objekt është pa leje dhe me një mori shkeljesh tjera mjedisore. Ishin këto deklarata të cilat bënë që sot kryeshefi ekzekutiv I kompanisë rajonale të ujësjellësit “Gjakova” Ismet Ahmeti së bashku me bordin e drejtorëve të dalin në një konferencë për media.

Cdo vendim që është marrë në këtë kompani është marrë konform ligjeve dhe në bashkëpunim me ministrin e ambientit dhe ministrin e zhvillimit ekonomik dhe se për cdo punë që është bërë është e dokumentuar, thanë ata.

Ahmeti tha se do të bëjë kallëzim penal ndaj deputetes Kusari-Lila, pasi që sipas tij deklaratat e saj janë shpifje.

Nga ana tjetër menaxheri i projektit dhe njëherit inxhinier I kompanisë “Gjakova” Faruk Polloshka tregoi për projektin e objektit ekzistues administrativ dhe objektin e ri sa I përket menagjimit të ujërave të zeza.

Largimi I ujërave të objektit ekzistues adiministrativ ka qenë që nga fillimi në drejtim të objektit të pastrimit konkretisht në drejtim të përroskes pas liqenit Radoniqi, e edhe në ndërtimin e objektit të ri është shfrytëzuar e njëjta infrastrukturë dhe është bërë një pusetë e re ku prej aty I njejti kanalizim shkon në drejtim të përroshkës. Andaj konsumatorët nuk duhet të brengosen pasi që Kompania Rajonale e Ujësjellsit “Gjakova”  do të vazhdojë të furnizojë me ujë të pijshëm dhe të cilësisë së lartë 24 orë dhe do të jetë në shërbim të qytetarëve cdoherë, u tha me këtë rast./TV Syri Vision/