Gjakova
Shkronjat

Katër nxënës të gjimnazit “Hajdar Dushi” të udhëhequr nga drejtori Bedri Cahani kanë qëndruar dhjetë ditë për vizitë  në shtetet e Bashkuara të Amerikës, konkretisht në shtetin e Iowas dhe qytetin Fort Dodge.

Përveq vizitave në institucionet arsimore dhe kulturore ata kanë pasur mundësinë të takohen edhe me përfaqësues të lartë si në konsulatën e Kosovës në Iowa ashtu edhe me kongresmenin Steve King. Drejtori Cahani tha se e gjithë kjo erdhi për shkak të binjakëzimit në mes të Iowas dhe qytetit të Gjakovës I cili është bërë vite më parë.

Por e veqantë e kësaj vizite është se gjimnazisti I sapo diplomuar Miftar Pozhari ka përfituar bursë të plotë studimi dy vjeqare në Ioëa Central Community College.Për të fituar këtë bursë Miftari na tha se është dashur ti nënshtrohet testit ku ka treguar rezultat mbi 90%.

Miftari pati edhe një mesazh për të gjithë moshatarët e tij.

Së bashku me Miftarin ishin edhe  tre gjimnazistët Elvina Syla, Adriana Zyberi dhe Orges Dervishi të cilët patën mundësinë që të shkëmbejnë përvoja të ndryshme,  të paraqesin vlerat e tyre si një gjeneratë e re dhe të përfaqësojnë qytetin e Gjakovës denjësisht./TV Syri Vision/