Gjakova
Shkronjat

Është hapur konkursi I aplikimit për pranimin e studentëve të rinj për vitin e ri akademik  2018/2019. Në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani” për këtë vit akademik parashihen të regjistrohen 524 studentë.

Për herë të parë të githa universitetet publike të Kosovës janë koordinuar që të hapin konkursin e aplikimit për pranimin e studentëve për vitin akademik 2018/2019 në të njëjtën ditë. Edhe në universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani” konkursi I aplikimit për pranimin e studentëve të rinj, për studimet themelore bachelor është hapur me daten 9 korrik dhe aplikimi për dorëzimin e dokumenteve do të zgjatë deri me 17 korrik. Zëvëndes rektorja e këtij institucioni Mimoza Dushi tha se në këtë vit akademik parashihen të regjistrohen 524 studentë. 

Dushi përmendi edhe kushtet e regjistrimit për të gjithë studentët.

Me datën 19 korrik do të mbahet provimi pranues në të gjitha fakultetet e universitetit të Gjakovës, ndërsa me daten 23 korrik dalin rezultatet preliminare kurse me 26 korrk do të dalin rezultatet përfundimtare duke I përfshirë edhe 48 orëshin e ankesave. Të gjitha informatat rreth provimit dhe listave të studentëve do të publikohen në ëeb faqen e universitetit “Fehmi Agani”, thanë zyrtarët e këtij institucioni./TV Syri Vision/