Gjakova
Shkronjat

Ministri I kulturës rinisë dhe sportit Kujtim Gashi me bashkëpunëtorë ka qëndruar për vizitë në qytetin e Gjakovës. Fillimisht ai është takuar me anëtarët e këshillit të veprimit rinor lokal dhe përfaqësues të disa organizatave rinore.

Gjatë këtij bashkëbisedimi u përmenden disa nga projektet të cilat do ti realizojë ministria me theks të veqantë u përmend strategjia e re.

Ministri Gashi tha se do të krijohet edhe fondi për zhvillimin rinor.

Nga ana tjetër kryetari I KVRL-së Ideal Zhaveli foli për funskionin dhe punën që e kryen këshilli.

Në këtë takim I pranishëm ishte edhe deputeti Hajdar Beqa I cili mes tjerash tha se cdo kërkesë e rinisë së Gjakovës do të ngritet edhe në parlamentin e Kosovës. Një nga prioritetet e ministrisë për kulturë rini dhe sport është edhe mbulimi I shpenzimeve të aktiviteteve rinore, u tha me këtë rast. Ministrin Gashi e ka pritur në vizitë edhe kryetari I klubit të futbollit “Vëllaznimi” Agim Cana me anëtarët e kryesisë. Gjatë këtij takimi ata diskutuan për sfidat me të cilat po ballafaqohet klubi gjakovar.Vëllaznimi po I mungon elitës së futbollit kosovar dhe për këtë arsye do të angazohemi që ta rikthejmë këtë klub në Superligë kështu tha ministri Gashi.

Ai shtoi së shpëjti do të fllojë edhe projekti për ndërtimin e stadiumit të qytetit të Gjakovës.

Nga ana tjetër kryetari I klubit “Vëlaznimi” Agim Cana, falënderoj ministrin Gashi për vizitë si dhe është shprehur se cdo bashkëpunim dhe kontribut I cili është në të mirë të Vëllazimit është I mirëpritur.

Gjatë ditës së sotme ministri për kulturë rini dhe sport Kujtim Gashi ka vazhduar me vizita të tjera në qytetin e Gjakovës./TV Syri Vision/