Gjakova
Shkronjat

Nga  Ura e Fshajtë e Gjakovës, ndër dekada kërcyen kërcimtarë profesionistë nga troje të ndryshme shiqptare.

Pak ditë para garave tradicionale të kërcimit nga kjo urë, është bërë përurimi i kësaj kërcimoreje, e cila do të jetë një ndihmesë për garuesit, por edhe për të gjithë ata që synojnë që në të ardhmen të bëhen kërcimtarë të suksesshëm. Prerjen e shiritit e ka bërë zv. ministri i tregtisë dhe industrisë në Kosovë, si dhe udhëheqës të Klubit të Kërcimit “Bridge Divers”.

E zv. ministri, Bekim Jupa është shprehur se kjo kërcimore është financim i Partisë Demokratike të Kosovës, si realizim i premtimit gjatë fushatës zgjedhore.

Pas inaugurimit, nga kjo kërcimore kanë kërcyer profesionistë të kërcimit nga ky klub si Florid Gashi, Shkëlzen Goçi, Avdyl Osmani, Tomorr Musa, dhe të tjerë.  E pas tyre është fëmijë të moshave të ndryshme, të cilët e kanë pasion këtë sport. Ndryshe, iniciativën për ngritjen e kësaj kërcimoreje e ka përkrahur edhe Kuvendi Komunal i Gjakovës, konkretisht drejtoria për kulturë, rini, dhe sport. Sipas drejtoreshës së këtij dikasteri, Saranda Hyseni, drejtoria ka përkrahur edhe klubin me subvencione për garat e kercimit nga Ura e Fshjate që do të mbahen me 22 korrik te ketij viti./Tv Syri Vision/