Gjakova
Shkronjat

Mjedra është kulturë bujqësore që hyn në grupin e pemëve të imta. Është cilësuar edhe si aristrokrate në mesin e manoreve. Ajo ka një ngjyrë e pamje interesante dhe shije tejet joshëse. Në mesin e fermerëve që mirret me kultivimin e saj është Tomë Frrokaj nga fshati Planqor I komunës së Gjakovës.

Ai na tha se ka tri vite që e kultivon mjedrën mirëpo në këtë vit sipas tij prodhimi I këtij plantacioni është në maksimum.

Sipas tij mjedra është një kulturë produktive dhe të njëjtën kohe edhe fitimprurëse. Pasi është një sasi e madhe prej 3 hektarësh është e domosdoshme të mbahet i freskët fruti I mjedrës e për këtë ai është përkujdesur ta ketë edhe sistem e ujitjes pikë-pikë.

Përveq kujdesit ajo kërkon edhe sasi të madhe të punëtorëve sidomos në procesin e vjeljes.

Prodhimi I mjedrës ka filluar në këtë muaj dhe zgjatë deri në fund të muajit tetor. Toma tha se rendimenti I prodhimit këtë vit është më I lartë. Gjithë këtë prodhim ai e dërgon në tregun e brendshëm mirëpo synon që ta zgjerojë edhe më shumë veprimtarinë dhe të dal edhe në tregun e jashtëm.Ai ka planifikuar që për vitin e ardhshëm hapësirën prej 3 hektarëve të mbjellur me mjedër ta zgjerojë deri në 5 hektarë./TV Syri Vision/